Revello, 25 shtator, NOA – Policët italianë të qytezës Saluzzo dhe Revello kanë arrestuar në flagrancë një punëtor shqiptar 29-vjeçar me inicialet I.B., i cili akuzohet për shitje të lëndës narkotike të llojit kokainë.
Lajmi bëhet me dijeni nga mediat italiane, sipas të cilave urdhri i arrestit për emigrantin shqiptar është lëshuar nga gjyqtari i Saluzzos pas hetimeve të kryera rreth këtij personi prej një kohe të caktuar.
Grupi hetimor tregoi sesi marangozi shqiptare kishte krijuar një rrjet të dendur të konsumatorëve të drogës, të cilëve ai u shiste doza kokaine.
n.e/NOA