English

Strazimiri: Rama, trajneri i ekipit “Shpresa” të PPSH-së

Tiranë, 25 shtator, NOA – “Edvin Kristaq Rama, trajneri i ekipit “Shpresa” të Partisë së Punës, po i drejton “leprushat” si asete të një kompanie ndërtimi, por me skema tradicionale mafioze, e cila e ka bërë tashme të njohur si Mr. 20% në median ndërkombëtare”.

Kështu ka deklaruar sot në një dalje për mediat deputeti demokrat Gent Strazimiri, duke shtuar se “publikimi i kontratës ku Lepri i tij merr 20% të aksioneve në këmbim të planit të ndërtimeve, është materializimi i skemës mafioze”.

“Lartësimi i kullave deri në 35 kate për të rritur vleren e 20% është pjesë e skemës mafioze. Edhe plani i ndërtimit i firmosur nga MR 20% në këmbim të një fitimi 100 milion euro është skema mafioze. Sikundër, denoncimi i investitorëve kundra Leprit të Ramës është denoncimi i skemës mafioze”, tha ai.

Duke shtuar se pjesë e skemës mafioze të Ramës është edhe kontrata e firmosur, ku partneri i Edvinit, Dritan Avllaj ndryshe Tan Lepri, merr ryshfet 20% të aksioneve është dokumenti i skemës mafioze.

“Heshtja e Ramës dhe e leprave të tjerë ndaj këtij dokumenti dhe denoncimi është kodi i heshtjes së mafias. Për këtë, dikush do të përgjigjet para ligjit, si për çdo aktivitet tjetër mafioz”, pohoi në fjalën e tij, deputeti Strazimiri.

n.e/NOA

KOMENTE