Rusi, 27 shtator NOA - Anna Chapman, e njohur si spiunia 007 ruse dhe tepër seksi, e cila u arrestua nga amerikanët dhe u shkëmbye me bashkëpunëtorët e CIA, ka ndryshuar profesion. E detyruar për tu larguar nga shërbimet sekrete, ajo ka marrë pjesë në një konkurs i cili kishte temën e tij me titull, “100 femrat më seksi të Rusisë”, ku ajo ishte dhe pjesë e kësaj liste duke u cilësuar si një ndër vajzat më seksi të këtij vendi.
Anna Chapman u kap së bashku me 9 bashkëpunëtorë të tjerë më 9 korrik, të cilët punonin për Rusinë në SHBA dhe më pas u la e lirë në këmbim të katër rusëve të burgosur, të cilët ishin të akuzuar se bashkëpunonin me CIA.
r.b/NOA