Tiranë, 26 shtator, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo mundësi për një çarje të mazhorancës si pasojë e problemeve mes Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë vizitës në Panairin e Agrobiznesit, kryeministri nuk ka preferuar të komenton në mënyrë të veçantë deklaratat e përfaqësuesve të LSI-së, ndërsa ka thënë se “mazhoranca është më solide se kurrë”.
Berisha ka folur për procesin e vendosjes së kasave fiskale duke theksuar se ky proces është transparent dhe akuzat e PS-së janë të pabaza. “Biznesit të vogël që nuk i llogariten shpenzimet do t’i zbriten thellësisht në taksa”.
Ai tha se kasat fiskale janë jetike për biznesin duke i cilësuar si pasaporta biometrike për vet biznesin. “Frika nga kasa ka farefisnia e PS-së. Si mund të derdhësh lotë krokodili për kasat kur taksa e emrit është më e madhe”, tha Berisha.
Berisha komentoi dhe deklaratat e PS-së për nisjen e protestave. Ai u shpreh se axhenda e qeverisë janë vizat. Ndërsa ka vlerësuar faktin që Rama gjatë vizitës në Kukës ka kaluar nga rruga Durrës-Kukës. “Ajo që unë shpreh kënaqësinë time është se z. Rama dje u kthyer nga rruga e Kukësit. Unë kam respekt të plotë për të gjitha vendimet e opozitës. Ndenjën 19 para zyrës time, unë isha i përgatitur të qëndronin edhe dy vite”, tha Berisha.
a.k/NOA