Romë, 26 shtator NOA - Një festë ditëlindje mes rumunëve është kthyer në një tragjedi, ku në kulmin e një sherri, një prej pjesëtarëve të tij ka nxjerrë një thikë duke goditur bashkatdhetarin e tij, një 32-vjeçar. Gjithçka ka ndodhur në Lanuvio, një provincë në Romë. Më pas vrasësi u largua duke humbur çdo gjurmë të tijën. Autoritetet janë hedhur në kërkim të tij në të gjithë zonën e provincës së Romës.
Sherri ka ndodhur gjatë orës 3 të mëngjesit. Personi që u godit me thikë nga bashkatdhetari i tij u transportua menjëherë në spitalin e Aprilia, në provincën e Latina, por u nda nga jeta menjëherë sapo mbërriti. Fajtori i kësaj vrasje fillimisht ka arritur të arratiset duke mos lënë asnjë gjurmë.
r.b/NOA