Durrës, 26 shtator, NOA – Policia e Durrësit ka ndaluar sot një shtetas gjerman i cili kishte shkelur kohën e qëndrimit të tij në Shqipëri.
Efektivët e policisë kufitare gjatë verifikimit mbi zbatimin e urdhrit të largimit të tij nga territori shqiptar, konstatuan se ky shtetas nuk ishte larguar duke vazhduar qëndrimin në mënyrë të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ndaj personit në fjalë, 51 vjeçarit Wolf Achim Rauch, kishte patur urdhërlargimi nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës qysh prej datës 23.02.2010; urdhër të cilin ai nuk e kishte zbatuar duke vazhduar të qëndrojë në Shqipëri.
Në këto kushte, u plotësua proçedura duke nxjerrë urdhërlargimin me forcë dhe urdhërndalimin në Qendrën e mbyllur Karreç.
mit/NOA