English

Ed Miliband, lideri më i ri i partisë laburiste britanike

Angli, 26 shtator NOA - Ed Miliband është lideri më i ri i partisë laburiste britanike. Në garë për drejtimin e formuar nga opozita në Britaninë e Madhe, ishin dy vëllezërit Ed dhe David, ku fitoi më i vogli. Pas dhënies së rezultatit të dy u përqafuan.

“Është një nder i jashtëzakonshëm”, - deklaroi Ed.

Ndërsa në krahun tjetër David mbërriti vetëm i dyti duke lënë pas vetes, Ed Balls, i cili u rëndit i treti. Në vendin e katër, ndër të preferuarit e nënshkruar ishin Andy Burnham dhe Diane Abbott, e vetmja britanike me ngjyrë pjesëtare e parlamentit. Ed, 41 vjeç, ka mundur të vëllanë e tij të madh David, ish ministër i jashtëm, me një përmbysje në fund, me avantazhin e 1,3%.

“Dëshiroj të bashkoj partinë dhe të ecim përpara”, - deklaroi Ed.

r.b/NOA

KOMENTE