English

Frika nga manipulimi i zgjedhjeve, në Venezuelë mbyllet kufiri me Kolumbinë

Venuzuelë, 26 shtator, NOA - Për shkak të zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen këtë të diel Venezuela ka mbyllur kufirin me Kolumbinë.

Ky hap nuk ka arsye politike por është pjesë e konceptit të sigurisë për zgjedhjet, tha një përfaqësues i ushtrisë në televizionin e Venezuelës.

Në zgjedhjet, në të cilat janë thirrur të votojnë rreth 17 milionë qytetarë me të drejtë vote, marrin pjesë kësaj radhe edhe partitë opozitare.

Në vitin 2005 ato kishin bojkotuar procesin zgjedhor nga frika se kampi i presidentit socialist Hugo Çavez do të manipulonte zgjedhjet.

NOA/DV

KOMENTE