Francë, 27 shtator NOA - Ka shumë pak kohë që është bërë mama, por top-modelja Gisele Bundchen është rikthyer menjëherë në formën e saj më të mirë fizike duke dhuruar spektakël në paraqitjen e saj. Trup i përkryer, këmbë të gjata dhe një veshje përrallore, kanë bërë që Gisele të shfaqet në të gjithë bukurinë e saj.
Kështu, bukuroshja është paraqitur me një veshje të kuqe në një festë të organizuar në Një Jork, ku mund të themi se të gjithë objektivët e aparateve ishin të drejtuar tek ajo.
r.b/NOA