Berlin, 26 shtator, NOA - Një vit pas disfatës së pësuar në zgjedhjet parlamentare, drejtuesit e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) mendojnë se forca e tyre politike po çan sërish përpara.
Në prag të kongresit të jashtëzakonshëm të partisë i cili zhvillohet sot në nivel kombëtar, sekretarja e Përgjithshme Andrea Nahles tha se socialdemokratët kanë arritur të fitojnë një vetëbesim të ri.
Kreu i SPD-së ka miratuar njëzëri rezoluta për politikën atomike dhe atë të integrimit. Tema të tjera të kongresit njëditor janë politika ekonomike dhe fiskale.
NOA/DV