English

Mbretëresha kërkon ndihmë ekonomike

Angli, 26 shtator NOA - Ka qenë e shumta figurë jo e mirë në shtëpinë mbretërore britanike. Në 2004 Mbretëresha Elisabetta, në vështirësi ekonomike dhe me kosto energjetike dhe ngrohje të dyfishuara, ka kërkuar të merrte një pjesë të fondit të qeverisë, i cili ishte i destinuar për klasat më të ulta të shoqërisë dhe kjo vetëm për të ngrohur sallonet e Buckingham Palace. Megjithatë duhet theksuar se ministria e refuzoi këtë kërkesë të Mbretëreshës duke thënë se fondi i qeverisë është i paprekshëm. Në kërkesë, sqarohej se pagesa për ngrohjen e pallatit mbretëror ishte kthyer në diçka të “papërmbajtshme” financiarisht dhe se tashmë ishte kthyer në detyrim, ndryshimi i sistemit të ngrohjes në këtë vend.

Kjo kërkesë mbërriti në departamentin e Kulturës, Medias dhe Sportit, ku duhet thënë se u refuzua nga të gjithë. Në qoftë se në atë kohë të gjithë do të viheshin në dijeni të kësaj kërkese ajo do të rezultonte tepër e dëmshme pasi do të dëmtonte rëndë imazhin mbretëror.

r.b/NOA

KOMENTE