Tiranë 27 Shtator, NOA- Aktiviteti yjor mund të dëmtojë rëndë rrjetin tonë informatikë. Sipas NASA, rrjeti ynë i informatikës dhe ai elektrik mund të shkatërrohet si pasojë e një stuhie diellore, e cila mund të ndodhë vitet e ardhshme. Alarmi i parë ishte lançuar nga NASA që në muajin qershor, ku thuhej se erozionet solare mund të gjenerojnë stuhi magnetike të cilat do të sillnin një black-out në të gjithë Tokën.
Satelitë, linja elektrike, transporte ajrore, sisteme financiare janë ato që rrezikojnë dëme nga stuhitë diellore. Në muajt e kaluar në Uashington, jo më kot u bë hapja e Forumit mbi Klimën Solare, e cila u realizua nga ana e NASA. Sipas Richard Fisher, shkencëtar i kësaj organizate, është bërë e ditur se shoqëria jonë ka zhvilluar një teknologji e cila është tepër e ndjeshme kundrejt stuhive diellore. Me pak fjalë të gjithë jemi të varur nga aparaturat teknologjike dhe nuk mund të bëjmë dot pa to. Një stuhi diellore, me efektet e saj anësore, mund të shkatërronte të gjithë satelitët tanë.
r.b/NOA