Sarandë, 26 shtator, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Konispolit në Sarandë. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të madhe tritoli në makinën e një qytetari të Konispolit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se tritoli është vendosur në makinën e Dritan Toles. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 23: 30 të mbrëmjes së djeshme. Tritoli është vendosur në makinën tip “BMV X3” me targa “SR 7776 B”.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë këtë akt. Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të plagosur nga shpërthimit.
Ndërkohë që makina është dëmtuar plotësisht.
Shpërthimi i lëndës eksplozive ka shkaktuar panik te banorët, duke qenë se ka ndodhur në qendër të qytetit të vogël bregdetar. Pritet që policia të dal ditën e sotme me një variant të saktë për ngjarjen.
a.k/NOA