Shtërpcë, (Kosovë) – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se përplasja e dy makinave ka shkaktuar plagosjen e shtatë personaleve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drajkovc, rreth orës 18:00.Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të Kosovës. Policia e Kosovës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u ka dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Gjendja e tre prej të plagosurve paraqitet disi më e rëndë si pasojë e përplasjes.
Të shtatë pasagjerët e lënduar janë dërguar urgjent në spitalin më të afërt për të marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit. Mendohet se kushtet e rrugës si pasojë e shiut dhe shpejtësia e madhe kanë sjellë dhe përplasjen.
a.b/NOA