English

SHBA dhe Gjermania, thirrje për paqe në Lindjen e Mesme

SHB, 26 shtator, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama i bënë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të mos rrezikojnë bisedimet e paqes.

Pas një bisede telefonike në mes të dy politikanëve në Berlin dhe në Uashington u tha se Merkel dhe Obama janë të një mendjeje që izraelitët dhe palestinezët duhet të ndërmarrin përpjekjet më të mëdha të mundshme në mënyrë që bisedimet të jenë të suksesshme.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kërkoi në Nju-Jork pas një takimi me politikanë arabë vazhdimin e marrëveshjes për ndërprerjen e punimeve në ngulimet hebraike.

NOA/DV

KOMENTE