English

Spanja refuzon përpjekjet e ETA-s për armëpushim

Madrid, 26 shtator, NOA - Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë përpjekjen e fundit të Organizatës ilegale baske ETA për një armëpushim.

Njoftimet apo intervistat si ato aktualet në gazetën "Gara" nuk janë të përshtatshme për zgjidhjen e konfliktit, citon gazeta "El Mundo".

Me rëndësi është përfundimi i vërtetë i dhunës. Qysh në fillim të muajit shtator ETA kishte njoftuar përmes një videomesazhi se ka përfunduar aksionet e saj të armatosura. Para një jave ajo doli me propozimin që për zgjidhjen e konfliktit të angazhohen ndërmjetësues ndërkombëtarë.

NOA/DV

KOMENTE