Beograd, 26 shtator, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton do të vizitojë në muajin tetor Beogradin. Lajmi është dhënë nga presidenti serb Boris Tadiç gjatë një deklarate për mediat serbe pas kthimit nga Uashingtoni, ku ishte i pranishëm në samitin e OKB-së.
Duke folur për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Tadiç ka thënë se ky dialog duhet të hapë perspektiva të reja për serbët dhe shqiptarët e Kosovës.
“Nuk synojmë që si vend të kthehemi në gjendjen politike që ishte e viteve të 90-ta, por zgjidhja nuk është që njëra palë – shqiptarët e Kosovës të fitojnë të gjitha, ndërsa Serbia të humbë të gjitha”, ka thënë Tadiç.
Ai ka thënë se qëllim i Serbisë është që deri në vitin 2012 të filloj bisedimet për hyrje në BE.
a.k/NOA/B92