Tiranë, 26 shtator, NOA – Kreu i shtetit Bamir Topi mori pjesë sot në homazhet për themeluesen dhe drejtuesen së Qendrës “Rruga e Paqes ‘Shqipëri-Kosovë-Maqedoni’” Merita Agalliu (Profka).
Agalliu humbi jetën dy ditë më parë në mënyrë tragjike. Ajo u vra nga bashkëshorti i saj në një moment depresioni, i cili më pas qëlloi dhe veten.
Topi mori pjesë së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës Aleksandër Flloko dhe Drejtorin e Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu.
Kreu i shtetit ngushëlloi familjen në homazhet e zhvilluara në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë.
Së bashku me Zonjën e Parë, Presidenti vendosi një kurorë me lule dhe u shprehu ngushëllimet djemve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të njërës prej figurave të spikatura të bamirësisë shqiptare, e cila me përkushtim dhe altruizëm, themeloi dhe drejtoi për vite me radhë Qendrën “Rruga e Paqes”.
Kjo Qendër, degë e “Unionit të Paqes në Botë” të Prof. Xhanfranko Kostës, ka bërë vepra të ndryshme bamirësie nën frymëzimin dhe mesazhin e Nënë Terezës dhe ka realizuar projekte të rëndësishme humanitare.
Projekti i fundit, në të cilin e Agalliu ishte Rruga e Mijëvjeçarit për Paqen, një nismë e Presidentit të Republikës për ndërtimin e një rruge në Liqenin Artificial me pllaka të dhuruar nga presidentët e gjithë botës në nderim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj në tetor 2010.
a.k/NOA