Turqi, 26 shtator NOA - Me një të shtënë në kokë ka vrarë të vëllanë. Gjithçka në këtë vrasje është kapur nga një kamerë sigurie. Ngjarja ka ndodhur në Turqi, ku vrasësi i armatosur me një pistoletë ka ekzekutuar të vëllanë, 33 vjeç përpara një dyqani, i cili në mënyrë të rastësishme kishte vendosur një kamerë në hyrje të tij. Më pas vrasësi u largua.
Në shumë pak kohë, falë imazheve të marra, autoritetet arritën ta gjurmonin dhe më pas të arrestonin të dyshuarin me akuzën e vrasjes dhe arratisë.
r.b/NOA