Ekaterinburg (Rusi), 26 shtator, NOA - Forumi i parë ndërkombëtar i përkthyesve u hap sot në Ekaterinburg në Rusi. Në këtë takim marrin pjesë rreth 300 specialistë - përfaqësues të Bjellorusisë, Brazilit, Britanisë së Madhe, Spanjës, Italisë, Kazakistanit, Rusisë, Uzbekistanit, Ukrainës, Zvicrës, Suedisë.
Midis tyre janë gjithashtu edhe përpunuesit e soft ware, krijuesit e fjalorëve, ekspertë vendas dhe të huaj të degës.
Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë në Rusi. Pjesëmarrësit e Forumit kanë ndërmend të përpunojnë parimet e funksionimit të tregut të përkthimeve dhe të formulojnë rekomandimet për autoritetet legjislative.
NOA/Ruvr