Tiranë, 27 Shtator NOA - Beyonce e Jay-Z kanë arritur të zënë një vend në librin e rekordeve Guinness dhe kjo për faktin se janë çifti më i pasur ndër personat e njohur gjatë periudhës qershor 2008 deri në qershor të 2009. Në bazë të klasifikimit të lançuar nga revista Forbes, faktikisht këngëtarja e “Single Ladies” dhe bashkëshorti i saj gjatë kësaj periudhe kanë arritur të grumbullojnë shifrën e 112 milionë dollarëve, një shumë e madhe, që pjesa më e
madhe duhet thënë se është meritë e Beyonce dhe kjo duke parë se 87 milionë janë fituar pikërisht nga ajo, kundrejt 35 milionëve të tjerë të Jay-Z. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që çifti merr një çmim të parë. Edhe vitin e kaluar të dy kishin arritur të kapnin vendin e parë në po të njëjtin klasifikim të Forbes, madje në periudhën 2007 – 2008, ku atëherë kanë arritur të grumbullojnë plot 162 milionë dollarë.
r.b/NOA