English

Burgjet me 2381 persona të rinj këtë vit, 1949 të liruar dhe 43 të ekstraduar

Tiranë, 27 shtator, NOA – Në sistemin shqiptar të burgjeve gjatë periudhës së muajve janar-gusht të këtij viti, janë pranuar 2381 persona, ndërsa janë liruar 1949 persona të tjerë.

Ky është bilanci që raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas të cilës, nga të pranuarit 472 kanë qenë nga komisariatet në burg, 1766 të tjerët nga komisariatet në mjediset e paraburgimit, ndërsa 43 të tjerë, kanë qenë të ekstraduar.

Duke sqaruar se shpërndarja e të burgosurve dhe dënuarve në institucionet penale, bazohet në parimin rajonal, që do të thotë të vuajnë dënimin sa më afër vendbanimit. Shpërndarja sipas këtij parimi, ka si qëllim mbajtjen e lidhjes më familjarët, e cila është një element i rëndësishëm për rehabilitimin e tyre.

Ndërsa për të liruarit saktësohet se në total, nga kjo kategori numërohen 1949 persona për këtë vit, ku 948 prej tyre janë liruar nga paraburgimet dhe 1001 nga burgjet.

Aktualisht, në sistemin e burgjeve, burimet zyrtare të tyre, pohojnë se gjenden 4775 të dënuar dhe paraburgosur.

n.e/NOA

KOMENTE