English

Izraeli lejon sërish ndërtimet në Jordanin Perëndimor palestinez

Telaviv, 27 shtator, NOA – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i ka drejtuar thirrje presidentit palestinez, Mahmud Abaz për të vijuar bisedimet bilaterale mbi paqen, ndërsa i ka dhënë fund moratoriumit për ndalimin e ngulimeve hebraike në Jordanin Perëndimor palestinez.

Kjo masë është kryer në një kohë kur vetëm një vit më parë, Autoriteti Palestinez i kërkoi Izraelit që ta zgjaste këtë moratorium.

Por duket se ai nuk e ka plotësuar këtë kërkesë, duke i lejuar të gjithë izraelitët që të mund të ndërtojnë sërish shtëpitë e tyre në këtë zonë të nxehtë të rajonit të përbashkët.

Por duket se Autoriteti Palestinez, nuk është i kënaqur nga heqja e moratoriumit në fjalë, duke e parë si kusht të panegociueshëm për vazhdimin e bisedimeve mbi paqen dhe një fakt i tillë mund të ndikojë edhe në vazhdimin e bisedimeve.

Palestinezët kanë kërcënuar se do t’i braktisin negociatat, nëse rifillojnë ndërtimet.

n.e/NOA

KOMENTE