Tiranë, 27 Shtator NOA - Motorola ka konfirmuar hedhjen e celularit të ri të saj Motorola EX300, i cili është një telefon i klasës së mesme me një ekran me prekje prej 2.8 polësh. Motorola EX300 është tepër komod dhe i lehtë për tu përdorur në aplikacionet që përmban si në navigimin në ueb, muzikën, videot apo GPS-së. Kamera e tij do të jetë e një rezolucioni prej 3.0 megapixel dhe do të bëjë të mundur regjistrimin në formatin QVGA.
Memorja do të jetë e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD. Për sa i përket çmimit të tij flitet se do të fillojë nga shifra 139 euro.
r.b/NOA