English

“Në të mirë të Atdheut”, në Akademinë e Arteve

Tiranë, 27 shtator, NOA/ Milena Selimi - Studentët e sapodiplomuar të Akademisë së Arteve në degën aktrim dhe regji skenike do të prezantojnë më 27 dhe 28 tetor 2010 në skenën e madhe të Akademisë pjesën “Në të mirë të Atdheut”, një dramë për kolonizimin anglez, shkruar nga autorja baske Timberlake Wertenbaker.

Kjo punë e studentëve vjen në skenë me regji të pedagogut Altin Basha, skenografia nga Lirim Lila dhe kostumografia nga Sofi Kara.

Me aktorët: Erlin Visha, Florian Agalliu, Xhejni Fama, Antela Hodo, Xheni Hallulli, Besmir Bitraku, Flonja Kaba, Erjola Meta, Ledio Janushi, Esela Pysqyli, Ermira Hysaj.

Timberlake Wertenbaker është një dramaturge kontemporane, e cila njihet për mënyrën provokative të të shkruarit, rebelimin dhe protestën në pjesët e shkruara prej saj. Ajo shfrytëzon shumë mirë mitologjinë, historinë dhe nëpërmjet një gjuhe dramaturgjike të veçantë sjell në skenë tematika të shkuara duke i transformuar në artin e skenës teatrore.

Ajo luan me fjalën, proteston për lirinë edhe nëpërmjet heshtjes.

Autorja ka krijuar personazhe-karakteri, personalitete fluide dhe shpesh herë të padallueshme përsa i përket seksit dhe gjinisë. Ëertenbaker i përket kastës së dramaturgut që kërkon të zhvesh personazhet nga petku i moralit, patetizmit dhe ideologjisë.

Autorja është e njohur në skenën e teatrit anglo-amerikan. Shumë pjesë të saj janë vënë në skenat e ndryshme evropiane. Në Shqipëri vihet në skenë për herë të parë nga regjisori Altin Basha.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE