Durrës, 27 shtator, NOA – Ka parë gjithçka me sytë e tij, ndërsa dy persona tentonin të vrisnin me armë një tjetër, por nuk ka treguar asgjë.
E duket se kjo i ka kushtuar rëndë dëshmitarit të frikësuar, pasi ai është arrestuar nga forcat e policisë për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
Fjala është për 31-vjeçarin Dritan Sejdini, lindur dhe banues në Sukth të Durrësit, i cili siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të qytetit bregdetar.
Mësohet se ndaj tij Policisa e Durrësit ka arritur të dokumentojë me prova ligjore se ky person, megjithëse ka pasur dijeni (pasi ka qenë i pranishëm) mbi ngjarjen e ndodhur me datë 08.06.2010, në Sukth, ku Besnik Kubeja, 34 vjeç dhe Markeljan Jaholli, 24 vjeç, kanë tentuar të vrasin me armë 23-vjeçarin me inicialet M.G., banues në Sukth, nuk ka dhënë deklarime për ngjarjen.
Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA