Tiranë, 27 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 27 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor debatet krijuara në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku Prifti nuk është larguar prej saj, ndërsa Berisha ka theksuar se krisja Meta-Prifti është çështje e brendshme e kësaj partie. Ato paraqesin edhe rezultatin e zgjedhjeve dje për kreun e LSI së Tiranës, me fitues Shezai Rrokaj. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i gjetjes së naftës në Dumre.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Berisha: LSI, ta zgjidhin Meta e Prifti”, i cili citon faktin sesi kryeministri Berisha ka theksuar se përplasja Meta-Prifti është çështje e brendshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Plani USA, bombë atomike në Shqipëri”.
“Mesila Doda: Ja si do të hetohet masakra e Tivarit”, është një artikull që citon deputeten demokrate të japë detaje nga hetimi parlamentar për masakrën e Tivarit, dëshmitarët.
“Dje zgjedhjet/ Shezai RRokaj në krye të LSI për Tiranën” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Për pensionet/ Ligji i ri, kthehet statusi i ushtarakut”, i cili tregon detaje nga ligji i ri për përfitimin e statusit të ushtarakut.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Shezai Rrokaj në krye të LSI për Tiranën, Meta: Partia, më e pastër se kurrë”.
Ndërkaq, lidhur me protestat e opozitës në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Prokuroria çon në gjyq 12 militantë në PS, bllokuan rrugët për mitingje”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Hetimi/ Pyetjet e PD për gjyqtarët e Topit”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Dhëndri i Enver Hoxhës: Piramida, absurde prishja”, i cili tregon reagimin e dhëndrit të ish-diktatorit, përmes një interviste të tij mbi projektin për bërjen e parlamentit të ri te Piramida.
“Gjenerali italian në Pogradec, kërkon eshtrat”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Marjeta Ljarja: Fustanin e nusërisë e qepa vetë, në Pogradec binte borë”.
“Ambasadori holandez: Të zhgënjyer nga politika” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Dështon përjashtimi i Priftit”, i cili tregon sesi anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka pranuar Priftin sërish në parti.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Fatos Klosi: Përplasja, kosto për moralin e LSI-së”, që tregon një intervistë të ish-kreut të SHISH-it.
Ndërsa çështja e naftës mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Dumre/ Amerikanët zbulojnë 3 miliardë dollarë naftë”.
“Qeveria dhe SHISH, 9.6 milionë lekë ministrisë së Jashtme” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Bumçi: Tre shkeljet e Ramës në shitjen e Tajvanit”, i cili i referohet deklaratës së bërë nga deputeti demokrat, Aldo Bumçi mbi shitjen e Tajvanit në ish-parkun Rinia.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Listat greke, emrat për t’u paraqitur në ambasadë”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Genta Ismajli ankohet se po e censurojnë”.
Ndërsa në rubrikën “politika” do të lexoni “Kasat fiskale, PD: PS po e kthen në debat politik”.
n.e/NOA