English

Prifti do të jetë protagonist i shfaqjes italiane “Chi vuol essere milionario”

Itali, 27 shtator NOA - Pas mësuesve, shtëpiakëve, studentëve dhe intelektualëve, tashmë në emisionin televiziv “Chi vuol essere milionario”, e përkthyer “Kush do të jetë milioner” do të jetë pjesëmarrës një prift me veshjen e tij tradicionale.

Është prifti i parë që do të prezantohet si konkurrent në emisionin italian, që ka dhjetë vite që transmetohet dhe është drejtuar nga Xherri Skoti.

Tifoz i Juventusit, me një të shkuar prej futbollisti, At Alessandro Buçellato, 44 vjeç, nga Xhenova, do të jetë protagonisti i puntatave të ardhshme të këtij emisioni, ku siç ka deklaruar se çdo fitim që do të marrë nga ky emision do të shkojë për restaurimin e kishës ku ai qëndron.

r.b/NOA

KOMENTE