English

Shirat vazhdojnë edhe sot, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 27 shtator, NOA - Mëngjesi i ditës s sotme do të nisë me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë vendin, por shira më të dendur do të ketë në veriperëndim të vendit, si edhe në zonën e bregdetit. Mesdita do të sjellë shkëputje me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e rrezikuar nga shira të dobët e lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te mbetet me vranesira dhe shira ne te gjithe vendin deri ne oret e vona te mbremjes ku priten permiresim te kushteve atmosferike duke bere qe shirat te largohen gradualisht per tu lokalizuar ne zonat malore.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim perëndimor- veriperendimor dhe per pasoje, dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Europa Verilindore dhe rajoni i Mesdheut do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte, here pas here do te kete edhe shkarkesa me rrufe. Problematike situata paraqitet edhe ne pjesen me te madhe te qendres se kontinentit sidomos ne Gjermani dhe Poloni ku shirat do te jene ne forme rrebeshi.

Perjashtim bejne Europa Jugperendimore dhe gadishulli i Skandinavise ku dominuese do te jene kthjellimet por here pas here do te kete kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Qendra e kontinentit alarmon per shira te dendur dhe ere te forte;

Skandinavia rrezikohet nga temperatura te uleta.

n.e/NOA

KOMENTE