English

TIA: Shëndetësia shqiptare më keq se gjatë komunizmit, korruptive dhe pa reformë

Tiranë, 27 shtator, NOA - Situata e shëndetësisë aktualisht në Shqipëri, paraqitet më keq se gjatë kohës së komunizmit, e mbushur me korrupsion dhe një reformë ndaj sa, e cila nuk u realizua kurrë.

Një fakt i tillë pohohet në raportin e fundit të organizatës “Transparency International Albania”, sipas të cilit, sistemi shëndetësor në vend paraqet një sërë problemesh, ku më kryesorët renditen mungesa e transparencës dhe e informacionit të qytetarëve në spitalet publike.

E sipas drejtuesve të TIA-s, është pikërisht ky fakt që i bën qytetarët shpesh herë pre’ e akteve korruptive nëpër spitale, pasi ata nuk dinë sa duhet të paguajnë.

"Mungesa e informacionit për pagesat në spitale lë vend në korrupsion pasi qytetarët e painformuar detyrohen të paguajnë dorazi", thuhet konkretisht në raportin e TIA-s.

Sa i përket të ashtuquajturës “reformë në shëndetësi”, raporti i organizatës “Transparency International Albania” vlerëson sesi ajo nuk u realizua kurrë dhe se kjo ka bërë që vendi ta ketë sektorin e shëndetësisë, më keq se në vitet e regjimit komunist.

Në fund, “Transparency International Albania” ngre edhe problemin e mbetjeve spitalore, duke kritikuar faktin që ato digjen pranë spitaleve, duke rrezikuar rëndë shëndetin e pacientëve.

n.e/NOA

KOMENTE