Tiranë, 27 Shtator NOA- Ishte një magji e Mauro Matias Zarate, e cila i dhuroi fitoren Lazios, në fushën e vështirë të Chievos. Goli i argjentinasit mbërriti në minutën e 24 të pjesës së dytë dhe për ekipin kryeqytetas fitorja e sotme do të thotë vendi i parë në klasifikim së bashku me zikaltërit e Interit.
Ishte një garë tepër e ekuilibruar ajo që u zhvillua ditën e sotme, ku për tu përmendur janë shtatë kartona të verdhë që u morën përgjatë sfidës.
Duhet thënë se paraqitja e lacialëve në këtë fillim sezoni ka qenë tepër bindëse dhe jo më kot ata ndodhen në vendin e parë të klasifikimit, ku siç ka deklaruar dhe vetë trajneri i saj, Reja, ai ka në zotërim një skuadër tepër të fortë dhe me elementë teknikë që mund të zgjidhin ndeshjen në momente të vështira, ashtu si në sfidën e sotme me Chievon.
r.b/NOA