English

Kjo pianurë është gati për çdo gjë që servirni

Pianura me induksion infinit nga Electrolux adaptohet për të gjithë format dhe përmasat e tiganëve

Nëse po ngrohni një rizoto me fruta deti, po skuqni qofte me mish viçi apo po zieni një peshk të tërë, është gjithnjë një ndjesi e këndshme që të mund të përdorni të njëjtin tigan për cilëndo pjatë. Përveç rastit kur tigani nuk qëndron mirë mbi vatrat e zjarrit. Ja kur hyn në punë pianura me Induksion Infinit nga Electrolux.

Në vend që të limitoheni me katër vatra rrumbullake zjarri të përmasave të ndryshme, pianura është një sipërfaqe e tërë e madhe gatimi, duke ju mundësuar prakticitet të madh në përdorimin e tiganit perfekt për krijimet tuaja kulinare. Pianura me Induksion Infinit ndjen përmasat dhe formën e tiganit, duke mundësuar një ngrohje të barabartë në të gjithë sipërfaqen e tij.

“Prakticiteti është gjithashtu shumë i rëndësishëm në momentin vendimtar para servirjes, kur mund të disa tiganë në zjarr në të njëjtën kohë, thotë përfaqësuesi i Electrolux për Shqipërinë. “Me anë të pianurës tonë me induksion infinit, ju nuk keni pse të mundoheni të planifikoni fazat e gatimit duke përshtatur madhësinë e çdo tigani me madhësinë e çdo vatre zjarri.”

Gjithashtu, ekrani i madh, intuitive dhe me ngjyra i pianurës me Induksion Infinit ju lejon leximin e menjëhershëm të temperaturave, vetëm me një shikim. Funksionet e pianurës janë të aktivizueshme menjëherë në ekran, falë figurave të thjeshta për t’u kuptuar. Dhe, falë induksionit, nuk keni pse prisni deri sa vatra të ngrohet apo të ftohet deri sa të arrijë temperaturën e dëshiruar.

“Pianura ju mundëson sasinë e duhur të nxehtësisë në mënyrë të menjëhershme, në pikat ku ju volitet më shumë,” tha përfaqësuesi i Electrolux për Shqipërinë. “Ju nuk keni pse të lëvizni tiganin për të arritur ngrohjen n e dëshiruar në pika të ndryshme të tij.”

Rreth induksionit

Induksioni ofron një kontroll më të shpejtë dhe të përgjegjshëm se gazi, kjo për shkak të një elektromagneti poshtë sipërfaqes së xhamit, e cili krijon një fushë të fuqishme që ngroh direkt tiganin dhe jo vetë xhamin. Teknikisht, ky proces quhet ‘efekti Xhaul’. Duke qenë se nxehtësia prodhohet tek vetë tigani, temperature mund të rregullohet në mënyrë të menjëhershme, ju nuk keni nevojë të hiqni tiganin nga pianura që të mos derdhet nga zierja e tepërt.

Një tjetër përparësi i pianurave me induksion është siguria. Meqë vetë vatra nuk ngrohet, sipërfaqja rreth tiganit ëeshtë gjithnjë e sigurt për t’u prekur dhe nxehtësia e mbetur poshtë tiganit shpërhapet shumë shpejt. Dhe, në rast se mbi pianurë nuk ka asgjë, zona e gatimit nuk nxehet edhe nëse është e ndezur. Një sensor temperature nuk lejon tejngrohjen dhe ndal rrymen.

Ngaqë gatimi me induksion nuk ka nevojë fillimisht për ngrohjen e një vatre, është tejet efikas dhe ekonomik në ruajtjen e energjisë. Pianurat me induksion mund të dallojnë nëse ka një tigan mbi vatër apo jo, dhe çfarë përmasash ka tigani.

Vetëm sipërfaqja poshtë tiganit ngrohet, ndërsa pjesa tjetër e pianurës jo, dukë bërë që të mos harxhohet energji e tepërt për shkak të ndonjë vatre rrumbullake që është më e madhe se tigani. Në momentin që tigani hiqet nga pianura, fusha e energjisë rresht se punuari dhe nuk harxhohet më rrymë elektrike.

***

Electrolux është kompania lider në botë për prodhimin e pajisjeve dhe mjeteve për kuzhinën dhe pastrimin. Electrolux është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj për kuzhinën dhe pastrimin. Electrolux është po ashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të ngjashme për përdorues profesionalë.

Përveç kësaj, kompania është lider tregu në shumë nga kategoritë individuale të produkteve në të cilat konkurron. Electrolux shet çdo vit më shumë se 40 milionë produkte në 150 vende të botës.

Kompania është e përqendruar në risi që dizenjohen pas studimeve të zgjeruara konsumatore, për të plotësuar nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve. Produktet e Electrolux përfshijnë frigoriferët, makinat larëse, lavapjatat, fshesat me korent dhe sobat e gatimit, të shitura nën markat me vlerë si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.

Më 2006-ën, Electrolux ka pasur një nivel shitjeje prej më shumë se 16 miliardë dollarësh, duke punësuar rreth 60 000 punonjës në të gjithë botën.

Pozicioni më i fortë në treg është në Europë dhe pjesa kryesore e produkteve shiten nën markën e Electrolux.

Në Shqipëri Electrolux ka filluar aktivitetin prej disa vjetësh. Kompania ka pasur sukses në tregun shqiptar ku cilësia vlerësohet më shumë se në vende të tjera të rajonit dhe konsumatorët dinë të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të menduara. e.r/NOA

KOMENTE