English

Zbulohet një planet i ri i banueshëm

SHBA, 1 Tetor 2010 NOA - Një skuadërstudiuesish ka zbuluar një planet të ri, i cili po konsiderohet si i pari imundshëm për popullim.

Zbulimi është rezultat i 11 viteve kërkim të kryera nganjë skuadër profesionalistësh në Kalifornia dhe nga gjuetar të vërtetëplanetësh, që tashmë i janë drejtuar një sfide të re: gjetja e planetëve tënjëjtë si ky tip.

Studimet që çuan në zbulimin e këtij planetitë ri nisën ekzaktësisht 11 vite më parë. Shkencëtarët nisën me observimin enjë ylli, Gliese 581, me teleskopë të vendosur në W.M. Keck në ishujt Hawaii.

Teleskopi i observatorit karakterizohet nga një spektroskop, i cili mundësonmatjen e saktë të shpejtësisë këndore të yjeve.

Në këtë mënyrë është e mundshmetë përcaktohet nëse ekziston apo jo një planet. Hulumtuesit arritën tëidentifikonin praninë e dy planetëve rreth yllit Gliese 581.

Megjithatë ndërmjetkëtyre dy planetëve, ai i riu ka më shumë mundësi të jetë një i tillë ibanueshëm. Ky fakt lidhet me pozicionimin e tij, i cili nuk është asshumë larg po as shumë afër yllit.

r.b/NOA

KOMENTE