Sofje, 2 Tetor NOA - Sapo ka kaluar kufirin maqedonas, policia bullgare ka bllokuar një trafikant të veçantë që mbante tre paketa të mëdha me cigare: një gomar. Sipas autoriteteve, kafsha ishte punësuar nga një bandë lokale.
Përdorimi i kafshëve në veprimtari të tilla, në fakt, nuk është gjë e re për të dy vendet, duke marrë në konsideratë faktin që cigaret në Maqedoni kushtojnë shumë më lirë.
Sipas gazetave vendase kafsha e dinte rrugën përmendësh dhe u zbulua në një rrugë në zonën malore të Ograzhden, drejt qytetit bullgar Sushicë.
a.e./NOA