English

Bashkia e Tiranës: Nuk japim licenca taksimetrash

Tiranë, 01 Tetor 2010, NOA – “Në parlament,ministri i Financave i gënjeu shqiptarët në mënyrën më të habitshme! Bode thase Bashkia e Tiranës ka licencuar kompanitë që shesin taksimetrat”.

Kështu ka reaguar Bashkia e Tiranës, përmeszëdhënësit të tij, Florion Serjani, lidhur me akuzat e hedhura sot gjatëseancës plenare, nga ministri i Financave Ridvan Bode, për licencat etaksimetrave.

“Bashkia e Tiranës nuk jep licenca të tilla.Këto licenca i jep një drejtori e kësaj qeverie që s'di ku ka as kokën askëmbët. Kjo është gënjeshtra e radhës, pas gënjeshtrës së lejes së ndërtimittek Liqeni që nuk ekziston”, tha ai.

Duke përfunduar se këto janë veçse gënjeshtradhe vetëm gënjeshtra për të mbuluar me mjegullën e shpifjeve, gjurmët ekorrupsionit qeveritar që po mbyt Shqipërinë!

n.e/NOA

KOMENTE