Tiranë, 1 Tetor, NOA – Kryeministri Berisha ishte i pranishëm, pasditen e djeshme, në ceremoninë e përurimit të kompleksit tregtar të autoveturave "Auto City", një investim me vlerë 10 milionë euro, ku u shpreh se “Auto City” është konceptuar mbi parimet më moderne të tregut të ekspozimit të autoveturave dhe është i denjë për çdo metropol të Evropës.
Gjatë fjalës së tij, ai i garantoi investitorët e “City Par”k dhe mbarë investitorët shqiptarë se qeveria është e vendosur që me reforma të tjera të thella të përmirësojë dhe të konsolidojë më tej përmirësimet e arritura në klimën e biznesit.
“Kjo politikë është faktuar si një politikë ndër më të drejtat. Është kjo politikë dhe këto parime, të cilat bëjnë që Shqipëria edhe në kohën e krizës më të rëndë të mos bjerë në recesion, të mos bjerë në krizë, të kalojë nga investimi në investim, nga inaugurimi në inaugurim”, u shpreh ai.
Duke shtuar se në një hark kohor prej një muaji, inaugurohen në Tiranë dhe rrethina vepra që në tërësi shkojnë rreth 300 milionë euro, në të cilat punësohen qindra dhe mijëra punëtorë.
n.e/NOA