English

BSH: Bankat, sa të kursyera në dhënien e kredive

Tiranë, 01 Tetor 2010 NOA - Ndonëse bilancet ebankave mbeten tërësisht të shëndosha dhe treguesit e likuiditetit kanë ardhurnë përmirësim, ecuria e kredisë për sektorin privat vazhdon të karakterizohetnga një kujdes i shtuar i sistemit bankar si dhe nga një ecuri e ngadaltë ekërkesës për kredi.

Kështu citon ndër të tjera raporti mujor ipolitikës monetare, publikuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Duke shtuar se “rritja vjetore e kredisë përsektorin privat rezultoi 10.2%, duke qenë pak më lart se niveli mesatar ishfaqur në tremujorin e dytë të vitit 2010. Raporti i kredisë ndaj Produktit tëBrendshëm Bruto vlerësohet në nivelin 38 për qind, duke shënuar një rritje prej2 pikësh përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

“Ky është një tregues që sinjalizon shenjainkurajuese të rikthimit të sistemit bankar në financimin e aktivitetitekonomik”, citon më tej raporti.

Duke shtuar se tendenca e lehtë rritëse e tijgjatë dy muajve të fundit është shkaktuar nga rritja e çmimit të administruartë furnizimit me ujë si dhe nga oferta e reduktuar e prodhimit bujqësor.

Të dy këta faktorë nuk pritet të gjenerojnëefekte të raundit të dytë, duke patur kështu një ndikim kalimtar në inflacion.

Nga ana tjetër, BSH sqaron sesi ndikimi ikursit të këmbimit ka ardhur në rënie dhe, në kushtet e raporteve më tëqëndrueshme të kërkesës dhe ofertës për valutë, ai pritet të ketë një ndikim mëtë moderuar në inflacion.

Në tërësi, Banka e Shqipërisë konstaton sepresionet inflacioniste mbeten të kontrolluara dhe pritjet e agjentëveekonomikë për inflacionin janë të ankoruara rreth objektivit të saj prej 3 përqind. Në këto rrethana, në mungesë të goditjeve të tjera të ardhura nga çmimete administruara apo nga ambienti i jashtëm, projeksionet për inflacioninvazhdojnë të karakterizohen nga një tendencë rënëse e tij në periudhënafatmesme.

Treguesit fiskalë dëshmojnë për një zbehje tëkarakterit stimulues të politikës fiskale gjatë muajve të fundit, duke ukarakterizuar në përgjithësi nga respektimi i kornizave të përcaktuara nëbuxhetin e rishikuar. Në terma vjetorë, të ardhurat buxhetore janë rritur me5.7 për qind ndërsa shpenzimet janë tkurrur me 5.5 për qind gjatë tetë muajvetë parë të vitit. Po kështu, deficiti buxhetor është ulur në pothuajse 50 përqind të nivelit të shënuar në periudhën korresponduese të vitit 2009.

n.e/NOA

KOMENTE