English

Dëshira e fundit

Nga Albin Kurti

Duket që fotografia me presidentin e ShBA-ve,Barack Obamën, ka qenë dëshira e fundit e ish presidentit të Kosovës, FatmirSejdiut. Gjykata Kushtetuese e ekzekutoi atë politikisht dhe juridikisht gjersaai ndodhej në ShBA, prandaj vetëm atje ish presidentit Sejdiu do të mund t’iplotësohej dëshira e fundit. Një fotografi me presidentin e famshëm Obama nukdo t’i mungojë më koleksionit të fotografive të shumta të Sejdiut me burrështetastë ndryshëm, të cilit ai mund t’i rikthehet tash që i mungon posti ipresidentit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte lajmpër ish presidentin Fatmir Sejdiu dhe as për qytetarët e Kosovës. Që të gjithëe dinim që ai e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është lajm për vetëGjykatën Kushtetuese. Kërshëria e publikut konsistonte te dilema nëse GjykataKushteuese do ta thotë atë që e dinim të gjithë: duke i mbajtur të dy postet,atë të kreut të vendit dhe të LDK-së, Fatmir Sejdiu po e shkelte kushtetutën nënenin 88.2 të saj. Interesimi nuk ishte nëse Sejdiu njëmend na e paska shkelurkushtetutën, apo mbase edhe nuk e ka shkelur atë në fund të fundit. Njerëzitdonin të dinin vetëm nëse Gjykata Kushtetuese do ta shkel Fatmir Sejdiun pasi qëshkeljen e kushtetutës nga ana e Fatmir Sejdiut s’e vinte në dyshim njeri.

Por, pse gjithë ky dyshim në GjykatënKushtetuese? Pse njerëzit ishin të hamendur nëse Gjykata Kushtetuese do tathotë atë që dihej botërisht? Qytetarët e Kosovës e ndjejnë thellësisht që nëinstitucionet e drejtësisë në Kosovë, që nga gjykatat për kundërvajtje e derite ajo kushtetuese, nuk ka drejtësi. Ata e dinë nga përvoja që drejtësia nëKosovë zbatohet selektivisht ashtu siç do politika që ndodhet sipër saj.Kushtetuta e Kosovës nuk është respektuar fare në çerekun e territorit të Kosovësqë kontrollohet nga strukturat e Serbisë dhe shumë zyrtarë të Kosovës kanëshkelur nene të ndryshme të kushtetutës gjatë këtyre dy viteve. Drejtësia nëKosovë është e çkyçur – ajo kyçet vetëm në momente të caktuara kur kjo inevojitet politikës. Në dorëheqjen e ish presidentit Sejdiu dora nuk ishte etij. Fatmir Sejdiu u shtrydh si limoni përgjatë tre vjetëve dhe tash u hedhporsi një limon i shtrydhur, gjithsesi i papërdorshëm për limonata të reja. Ështëpikërisht Fatmir Sejdiu ai që mori pjesë në përpilimin e kësaj kushtetute që përthelb ka Planin e Ahtisaarit i cili e solli decentralizimin mbi baza etnike dheatë vetëm për serbët, eksterritorialitetin mbi baza fetare dhe atë vetëm përtrashëgiminë kulturore ortodokse që për më keq u serbizua, të drejtën e vetos përdeputetët e serbëve që janë vetëm 6% e popullsisë në Kosovë, pjesëmarrjen eKosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë pa paguar ajo kurrfarë dëmshpërblimipër shkatërrimet e luftës, betonimin e protektoratit ndërkombëtar si një qeverimbi Qeverinë e Kosovës, vendosjen e privatizimit si parim kushtetues, shuarjene TMK-së dhe lënien e Kosovës pa ushtri etj. etj. Kosova sigurisht që ka nevojëpër president më të mirë, për kryeministër e qeveri shumë më të mirë, por sidomoska nevojë për një kushtetutë tjetër që e bën Kosovën shtet normal me sovranitete demokraci, me mirëqenie e perspektivë për qytetarët e saj.

Pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut, ligjërimet përkrizën institucionale në Kosovë janë moskuptim i faktit që në Kosovë ështëinstitucionalizuar kriza. Madje vetë EULEX-i e përkufizon veten si operacion imenaxhimit të krizës. Në Kosovë kemi krizë të thellë politike, të sigurisë dhesocio-ekonomike. Institucionet e Kosovës nuk janë këtu që ta zgjidhin këtë krizëpor që ta institucionalizojnë atë. Kriza shumë më herët dhe shumë më tepër ështëkrizë politike dhe socio-ekonomike sesa institucionale. Kriza në Kosovë ështëkrizë për qytetarin më shumë dhe para se të jetë krizë për pushtetarin. T’ithuash qytetarit se vetëm tash jemi në krizë meqë mbetëm pa president do tëthotë t’ia shpërfillësh atij krizën e rëndë që ai e jeton për çdo ditë teksarropatet të mbijetojë. Jetën e qytetarit të Kosovës shumë më dramatike e bënmjerimi social dhe pasiguria politike sesa fakti që në vend të presidentit tashpaskemi ushtrues detyre të presidentit. Për qytetarin është pakrahasimisht më evështirë që s’ka bukë e s’ka vend pune, që s’ka arsimim cilësor për fëmijët etij dhe s’ia del dot të blejë barna për prindërit e moshuar, sesa që në fund tënjë figure prej politikani në ekranin televiziv tash e tutje do t’i shohëtitrat ku shkruan u.d. i presidentit.

Të gjithë politikanët që janë ngritur nëhierarki në kurriz të Kosovës dhe në llogari të qytetarëve të saj janë rrëzuarprej andej. Fatmir Sejdiu nuk është as i pari e as i fundit. Edhe më herët upatën përdorur politikanë të tjerë që u hodhën si lecka kur u bënë më të ndotursesa ajo që duhej pastruar me ta. Të gjithë këta politikanë do ta kenë shansënpër dëshirën e fundit. Ajo patjetër që do t’iu plotësohet, porse zakonisht nëformën e ndonjë fotografie që përmban buzëqeshjen e tyre të fundit. Nuk thotëkot populli ynë: shko fotografoju tash!

KOMENTE