English

Ekuadori përfshihet nga trazirat

Ekuador, 1 Tetor, NOA – Në shtetin afrikan të Ekuadorit kanë nisur protestat pasi ushtria ekuadoriane ka shkëmbyer zjarr me policët rebelë në një spital ku presidenti Rafael Correra kishte shkuar për mjekim.

Ky i fundit është konfrontuar me demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj tij gaz lotsjellës e ka mundur të shpëtojë vetëm falë ushtarëve, të cilët e shoqëruan jashtë spitalit pas përplasjes me armë dhe e larguan nga skena.

Correra po takohej me protestuesit jashtë barakave të policisë në Quito kur disa prej protestuesve filluan ta shtynin atë, ndërsa një bombë me gaz lotsjellës u hodh mbi turmë dhe ra në afërsi të presidentit.

Presidenti i ka akuzuar më pas këta protestues për grusht shteti dhe ka pohuar me gojën e tij se policë rebelë po mundoheshin të hynin me forcë përmes çatisë në dhomën e tij në spital.

Gjithçka është krijuar pasi shkurtimet e buxhetit të shtetit, të cilat mbështeten nga presidenti i vendit, ku mes tyre parashikohen ulje rrogash dhe pensionesh etj, kanë shkaktuar zemëratën e popullatës.

n.e/NOA

KOMENTE