English

Fondacioni Vodafone Albania mbështet të moshuarit në Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve

Tiranë, 1 Tetor 2010 NOA - Në DitënNdërkombëtare të Moshuarve, Fondacioni Vodafone Albania ka ofruar sot një drekëspeciale për të moshuarit e Azilit të të moshuarve në Tiranë u ka dhuruar atyrenjë ambient festiv dhe familjar.

Nisma vjen në vazhdim të traditës nëmbështetje të këtij komuniteti.

Përveç të moshuarve dhe stafit të azilit, nëkëtë drekë merrnin pjesë edhe Drejtori i Kabinetit në Ministrinë e Punës, Z.Kleves Bitro, Drejtori i Fondacionit Vodafone Albania, Z. Albi Greva, si dheSekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Z. Zamir Muça. Festën ezbukuroi edhe prania e nxënësve të gjimnazit “Çajupi”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori iFondacionit Vodafone Albania, uroi të moshuarit në ditën e tyre dhe garantoimbështetjen e vazhdueshme nga ky fondacion me projekte të ndryshme për këtëpjesë të komunitetit i cili ka nevoje për sa më shume dashuri dhe mbështetjenga shoqëria.

Një tjetër njoftim nga Fondacioni VodafoneAlbania ishte dhe financimi i projektit të Kryqit të Kuq Shqiptar për hapjen e4 qendrave ditore, përkatësisht në Has, Dibër, Berat dhe Gramsh për ti ardhurnë ndihmë të moshuarve në nevojë dhe me të ardhura të pakta financiare.

Në këto qendra ofrohet kujdesshëndetësor, trajtim ushqimor, program informativ dhe kulturor, etj.

e.r/NOA

KOMENTE