English

Haxhinasto i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës

Tiranë, 1 Tetor, NOA – Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka pritur sot në një takim ambasadorët e Spanjës, Gjermanisë dhe të Autoritetit Kombëtar Palestinez, ku me të parin vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Shqipërisë, duke i kërkuar nga ana tjetër, që Spanja të rivlerësojë qëndrimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa në takimin me ambasadoren gjermane, Haxhinasto dhe Holtkemper çmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, e u shprehën se bashkëpunimi ekonomik po shkon drejt një partneriteti strategjik, veçanërisht në fushat e energjisë dhe të infrastrukturës.

Gjithashtu Haxhinasto e cilësoi Gjermaninë si një avokate në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian.

Ndërsa, gjatë takimit me ambasadorin e Palestinës, Haxhinasto shprehu mbështetjen e Shqipërisë për bisedimet në Lindjen e Mesme dhe për një zgjidhje që do të çojë në ekzistencën e dy shteteve.

Në këtë kuadër, ai u shpreh se Shqipëria qëndron pas përpjekjeve të Komunitetit Ndërkombëtar për krijimin e Shtetit të Palestinës përkrah atij të Izraelit dhe për anëtarësimin e tij në OKB.

n.e/NOA

KOMENTE