Prishtinë, 1 Tetor, NOA – Nëse partia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i mbështesë bisedimet me Serbinë, atëherë qeveria kosovare e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, do t’i mbështesë shpenzimet për procesin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt.
Sikundër, ajo do të ketë parasysh kërkesën e anëtarësisë së AAK që zgjedhjet të mos mbahen këtë vit.
Kjo ka qenë oferta e bërë nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ndaj partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, siç bëjnë me dije mediat kosovare.
Ato sqarojnë sesi këtë ofertë, kreu i qeverisë kosovare, ekzekutivit ia ka bërë nënkryetarit të parë të AAK-së, Blerim Shala ditë më parë.
Duke aluduar më pas, se Thaçi e ka ndërmarrë një nismë të tillë, i detyruar nga kriza politike në vend, e krijuar pas dorëheqjes së dhënë nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.
n.e/NOA