Tiranë, 1 Tetor, NOA/ Milena Selimi - Filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani është përzgjedhur të jetë në në garën e Çmimeve Oskar.
Historia e çiklistëve të cilët vendosën të kthehen në atdhe në kohen kur Shqipëria komuniste po rrëzonte sistemin e saj diktatorial, është pelikula që do të përfaqësojë filmin shqip në garën e çmimeve Oskar.
"Lindje, Perëndim, Lindje" i Gjergj Xhuvanit, është përzgjedhur nga bordi i qendrës se filmit, për t’u bërë pjesë e konkurrimit në kandidimet për filmin më të mirë të huaj. Sipas Artan Minarollit, u zgjodh mes tij dhe "Muajit të Mjaltit" të regjisorit, Goran Paskaljeviç.
Në këtë seksion të çmimeve Oskar marrin pjesë rreth 70 filma nga e gjithë bota, ku më pas përzgjidhen vetëm 20, e nga këta dalin pesë të nominuarit kryesorë. Një vit më parë, filmi shqip provoi të konkurronte me "Gjallë" të Artan Minarolli, i cili arriti deri tek përzgjedhja e 20-ës.
m.s/n.e/NOA