English

Mediat, "çobanët" dhe “politikanët”

Politikanët dhe qeveritarët janë të informuar mirë, se partia dhe institucionet politike janë të varura në mënyrë të pazgjidhshme dhe jetike nga mediat. Ata shpejtojnë të punësojnë aty gazetarucë e gazetaruce partiake, të butë e të dëgjuar. Mediat, sipas kokave të disa politikanëve, duhet të aktivizohen dhe të ndërmarrin një mori hapash për ndërmjetësim - për mbrojtjen e institucioneve partiake dhe të njerëzve të partisë. Jo rrallë, shkohet deri te tejkalimi i kufirit të "vjedhjes" së fuqisë nga mediat, apriori duke fuqizuar pseudo-politikanët dhe duke ligështuar dhe pamundësuar zbatimin e një sistemi politik të shëndoshë dhe demokratik.

Nga Gëzim Mekuli*

Në mes të viteve ’70 e ’80, për shoqërinë tonë, "minierë e pasur" e informacioneve ishin gazetat ditore dhe radioja. Sot numri më i madh i shqiptarëve burim të informimit kanë televizionin. Nisur nga ky fakt, mund të thuhet se "realiteti politik" në Kosovë është dhe "duhet" të jetë "realitet televiziv". Diskutimet politike në Kosovë janë duke gjetur vendin kryesisht në debatet konfrontuese në studiot e "pavarura" televizive.

Jemi dëshmitarë kohorë se shumë ligje, rregullore e korniza jetë(de)formuese të rregullimit të sistemit tonë politik nuk u krijuan dhe nuk u arritën si rezultat i ndonjë bashkë-mendimi, bashkëpunimi, debati publik apo politik, por ato fund e krye u realizuan dhe u "pollën demokratikisht" si rezultat i paraqitjeve mediale dhe urdhëresave monopoliste të "specialistëve” juridikë, ekonomikë e medialo-politikë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Mirëpo, këto ndryshime e formësime juridike nuk do të kishin mundësi të imponoheshin në opinion pa ndihmën e madhe të televizionit të vetëm publik, RTK-në.

Partiakët dhe partitë politike janë duke u orientuar në mediat që i kanë nën

"okupim". Këta kanë nevojë për një menaxhment "profesional" komunikativ. Ata

pambarimisht tentojnë që llojin e informacioneve ta përcaktojnë ofensivisht, temën e

ditës ta ndikojnë medialisht, pra të prodhojnë ndodhi e lajme që i shkojnë për shtat

vetëm "kamerës dhe lapsit" të medias që ata e kontrollojnë. Si rrjedhim i kësaj në

Kosovë është duke u instrumentalizuar sistemi medial i dhënies të lajmeve të

seleksionuara.

Politika trajtohet si objektive, veçanërisht kur ajo pasqyrohet në formë të medializuar. Mediat nuk janë vetëm ndërmjetësues, por dhe faktor i "pavarur" i formimit dhe i ndërtimit të opinionit. Në vend të transportimit të politikës, eksponohet paraqitja mediale, e cila kryesisht vendoset prej mediave specifike, të cilat janë të ndikuara nga shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Përveç të tjerave, televizioni ynë, aktualisht, është mega-komercializuar, sepse edhe lançimi i informacioneve te pranuesit i nënshtrohet këtij diktati përfitues.

Varësia mediale

Politikanët dhe qeveritarët janë të informuar mirë, se partia dhe institucionet politike janë të varura në mënyrë të pazgjidhshme dhe jetike nga mediat. Ata shpejtojnë të punësojnë aty gazetarucë e gazetaruce partiake, të butë e të dëgjuar. Mediat, sipas kokave të disa politikanëve, duhet të aktivizohen dhe të ndërmarrin një mori hapash për ndërmjetësim - për mbrojtjen e institucioneve partiake dhe të njerëzve të partisë. Jo rrallë, shkohet deri te tejkalimi i kufirit të "vjedhjes" së fuqisë nga mediat, apriori duke fuqizuar pseudo-politikanët dhe duke ligështuar dhe pamundësuar zbatimin e një sistemi politik të shëndoshë dhe demokratik. Kjo teori në shkencat e komunikimit njihet si ”dependenztheori" (teoria e varësisë), teori që, siç duket, në Kosovë ka gjetur klimë të përshtatshme për përparim dhe zhvillim. Një tjetër praktikë që është duke u profilizuar te ne, është ajo e instrumentalizimit, e mbajtjes së mediave në varësi të politikës partiake. Thënë ndryshe: sistemi politik administrativ tenton që dobësitë, të metat dhe deficitin

politik dhe demokratik ta kompensojë dhe falsifikojë nëpërmjet kontrollit të fuqizuar të mediave, duke u kujdesur që temat dhe problemet që do të "kamxhikosen" të jenë të siguruara, "të përshtatshme" dhe jo të nxehta. Besnikëria ndaj politikës dhe qeverisë në pushtet ka prioritet, pra kompensim i dështimeve politike nëpërmjet mediave masive.

Roli i mediave në ndërmjetësimin e agjendave politike

Që në fillim të viteve të 70 –ta hulumtuesit e shkencave të komunikimit pyesnin: pse

disa tema sociale, politike dhe ekonomike që vërehen më lehtë, bëhen temë diskutimi

në shoqëri e pse disa jo?! McCombs dhe Shaë (1972) thonë: "Mediat vetëvendosin se

cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto

vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo".

Dikur politika "lakmonte të dhunonte" mediat. Ky raport është duke ndryshuar. Prania

mediale për politikanin është e pashmangshme dhe e domosdoshme. Mediat mund të

mendohen të mbijetojnë pa përmbajtje politike, por politikanët pa mediat jo.

Madje, nuk mendoj se e teproj nëse them se pa prezencën e kënaqshme të mediave,

politikanët tanë nuk do ishin politikanë, por "çobanë".

* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE