English

Ministri i Brendshëm: Kultivimi i kanabis, rënie 70-80%

Tiranë, 1 tetor, NOA Update - Kultivimi i lëndës narkotike “kanabis sativa” gjatë këtij viti ka shënuar një rënie në masën prej 70-80 %, e kjo, falë luftës për parandalimin dhe goditjen e tij.

Një fakt të tillë, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha e shtoi gjatë takimit të 5 të bordit të palëve të interesuara të PAMECA3, duke pohuar se kjo përbën një rekord historik në drejtim të realizimit të objektivit për ta hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kësaj bime.

Nga ana tjetër, Basha shprehu në fjalën e tij edhe angazhimin për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim e profesionalizëm edhe pas konkretizimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

“Për Ministrinë e Brendshme në veçanti vendimi për heqjen e vizave do të thotë më shumë përgjegjshmëri, më shumë përkushtim, më shumë punë për të rritur dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin me organizatat partnere të Bashkimit Europian dhe për të ofruar në vijimësi siguri brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh ai.

Duke përfunduar se janë arritur objektiva të rëndësishëm dhe është bërë progres i dukshëm në plotësimin dhe konsolidimin e standardeve të Bashkimit Evropian në punën e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ministri Basha në fund, theksoi se ristrukturimi i Departamentit të Luftës Kundër Krimit të organizuar ka reflektuar prioritetin kryesor që kjo luftë përbën për qeverinë dhe nga ana tjetër bashkëpunimi i kësaj strukture me strukturat homologe të vendeve partnere ka rezultuar i suksesshëm.

Duke përmendur si rastin më të freskët arrestimin në Vlorë të një eksponenti të organizatës kriminale italiane “Sacra Corona Unita”.

n.e/NOA

KOMENTE