Tiranë, 1 Tetor, NOA – Kushtet e motit të qëndrueshëm do na shoqërojnë edhe gjatë ditës së sotme, e premte 1 Tetor. Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët. Mesdita do të sjellë kalime të vranësirave nëpër territor ku më të dukshme do jenë në ekstremin verior të vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne ultersiren perendimore ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te kete grumbullime te vranesirave por pa mundur te gjenerohen shira. Keto kushte atmosferike do te jene deri ne oret e para te mengjesit kur pritet qe vranesirat te largohen nga i gjithe vendi. Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ato do te qendrojne konstante ne te dy ekstremet minimale dhe maksimale. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim kryesisht Juglindor por edhe dallgezimi ne det do te jete i ulet.
Europa
Kontinenti europian do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te tij ndersa ishujt britanike dhe nje pjese e lindjes se kontinentit do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Kushtet e motit te paqendueshem do te karakterizojne edhe rajonin e mesdheut sidomos Italine veriore ku shirat do te jene ne forme rrebeshi, here pas here do te kete edhe rrufe. Ndersa vendet nordike do te pesojne serish renie te ndjeshme te temperaturave si ne mengjes dhe ne mesdite.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia veriore alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;
Ishujt britanike do te mbeten me rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Vendet skandinave rrezikohen nga temperatura ekstremisht te uleta.
n.e/NOA