English

Nisin vranësirat, parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 1 Tetor, NOA - Mëngjesi i së shtunës, 2 Tetor 2010, do të nisë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët, por me vranësira më të dendura në zonat malore. Duke iu afruar orëve të mesditës do të kemi shtim të vranësirave në vend, ku më të dukshme do të jenë ato në pjesën lindore, të cilat do të gjenerojnë shira me intensitete të dobëta.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Vranesirat do te jene te pranishme edhe gjate pjeses se dyte te dites pothuajse ne te gjithe territorin nderkohe qe zonat malore pergjate kufirit lindor do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet e te izoluar. Gjate nates, vranesirat dhe shirat e dobet do te largohen nga territori duke bere qe mengjesi i se dieles te jete i kthjellet. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 1-2 grade, si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites, kjo rritje do te jete ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim veripernedimor kjo do te beje qe deti te kete dallgezim te ulet.

Europa

Europa perendimore si dhe ishujt britanike do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem. Po ashtu edhe pjesa me e madhe e gadishullit te Skandinavise do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitet te larte sidomos ne pjesen e dyte te dites.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia dhe Italia Jugore rrezikohen nga stuhi me rrufe;

Europa Perendimore alarmon rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere;

Hungaria rrezikohet nga temperatura ekstremisht te ulta.

n.e/NOA

KOMENTE