Tiranë, 1 Tetor 2010 NOA - Mengjesi i se shtunes parashikohet të nisë me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne bergdet dhe zonen e ulet por me vranesira me te dendura ne zonat malore.
Më poshtë vijon parashikimi i detajuar i motit, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Moti Neser – E shtune, 2 tetor 2010
Duke iu afruar oreve te mesdites do te kemi shtim te vranesirave ne vend ku me te dukshme do te jene ne pjesen Lindore te cilat do te gjenerojne shira me intensitete te dobeta.
Vranesirat do te jene te pranishme edhe gjate pjeses se dyte te dites pothuajse ne te gjithe territorin.
Nderkohe zonat malore pergjate kufirit Lindor do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet e te izoluar.
Gjate nates vranesirat dhe shirat e dobet do te largohen nga territori duke bere qe mengjesi i se dieles te jete i kthjellet.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 1 – 2 grade si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites, kjo rritje do te jete ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim Veripernedimor kjo do te beje qe deti te kete dallgezim te ulet.
Europa
Moti Neser: E shtune, 2 tetor 2010
Europa Perendimore si dhe Ishujt britanike do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem.
Po ashtu edhe pjesa me e madhe e gadishullit te Skandinavise do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitet te larte sidomos ne pjesen e dyte te dites.
Ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë Neser:
E shtune, 2 tetor 2010
Greqia dhe Italia Jugore rrezikohen nga stuhi me rrufe;
Europa Perendimore alarmon rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere;
Hungaria rrezikohet nga temperatura ekstremisht te ulta.
e.r/NOA