AMC,mbështetësi kryesor i Javëve të Kulturës Gjermane
Tiranë, 1 Tetor 2010 NOA - Ambasada Gjermaneka prezantuar në një konferencë për shtyp programin e aktiviteteve të Javëve tëKulturës Gjermane në Shqipëri. Ishte vetë ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri,znj. Carola Müller-Holtkemper që prezantoi kalendarin dhe përmbajtjen eaktiviteteve që do përbëjnë këtë vit Tetorin Gjerman. I pranishëm, si edhe nëvitin e kaluar, ishte Drejtori i Përgjithshëm i AMC z. StefanosOktapodas.
Gjatë konferencës për shtyp znj. Carola Müller-Holtkemper,ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha para mediave: “Motoja e serisë sëaktiviteteve të këtyre javëve është "20 vjet në rrugëtim", cilësuarkështu qëllimisht, për të evidentuar të përbashkëtat e rrugës së zhvillimit tëdy vendeve tona, Gjermanisë dhe Shqipërisë, në këto 20 vite. Aktivitetete programuara do të zhvillohen kryesisht në Tiranë, por pjesërisht edhe nëqytete të tjera të Shqipërisë. Në fund të fjalës së saj znj. CarolaMüller-Holtkemper falënderoi kompaninë AMC për mbështetjen.
“Për ne si kompani është një kënaqësi që jemipartnerë për të dytin vit radhazi në organizimin e Tetorit Gjerman në Shqipëri.Vjet ka qenë një eksperiencë bashkëpunimi shumë e mirë me Ambasadën Gjermanedhe jemi të lumtur që jemi përsëri këtu para jush për të prezantuar programin ekëtij viti. Ashtu si edhe vjet besoj se Javët e Kulturës Gjermane do të ndiqennga një audiencë e gjërë. AMC, tashmë pjesë e Deutsche Telekom, ka mbështeturdhe do të mbështesë edhe në të ardhmen aktivitete të tilla kulturore.” thaDrejtori i Përgjithshëm i AMC, z. Stefanos Oktapodas.
Ky është viti i katërt që Ambasada Gjermane dotë zhvillojë Javët e Kulturës Gjermane. Si për Shqipërinë, ashtu dhe përGjermaninë, viti 1990, ishte një vit i përmbysjes dhe nisjes nga e para: 20vjet më parë, më 3 tetor 1990 erdhi ribashkimi gjerman dhe vala e ndryshimevepolitike në Lindje dhe Juglindje të Europës preku dhe Shqipërinë. Për këtëarsye këtë vit aktivitetet do të organizohen nën moton “20 vjet në rrugëtim”.AMC, si pjesë e Deutsche Telekom, edhe këtë vit ka qenë mbështetësja kryesore eaktiviteteve të Tetorit Gjerman.
Të gjitha aktivitetet që do të organizohengjatë Tetorit Gjerman do të trajtojnë këtë tematikë. Aktivitete do të shtrihennga fundi i shtatorit e do të mbyllen me datë 26 nëntor duke përfshirë disaqytete të Shqipërisë.
Nga data 5 deri me 14 tetor do të organizohetnë ambientet e Ambasadës ekspozita “Traktati Dy plus Katër“ që do të hedhëdritë mbi askpektet e politikës së jashtme gjatë rivendosjes së bashkimitgjerman.
Më 16 dhe 17 tetor, në mjediset e Akademisë sëFilmit dhe Multimedias Marubi, studentët do të tregojnë eksperiencat e tyre nënjë film krejt personal.
Projekti teatror me studentë “Nora - nuk do tërrimë si kukulla“ do të shfaqë premierën më 28 tetor, në qytetin e Durrësit dhemë 30 tetor në Akademinë e Arteve, në Tiranë. Më 29 tetor, në mjediset eQendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, dëshmitarë gjermanë dheshqiptarë të fillim viteve 90-të do të risjellin në kujtesë në një paneldiskutimi me temë “Nisja përmes ambasadës drejt perëndimit“ ngjarjet dramatiketë hyrjes në Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe atë që ndodhi më pas.
e.r/NOA