English

Trashëgimia kulturore, ja kryeveprat e pasurisë shpirtërore shqiptare

Tiranë, 01 Tetor, NOA Milena Selimi – Komitetii Trashëgimisë Shpirtërore ka shpallur në Ditën Kombëtare të TrashëgimisëKulturore listën e Kryeveprave të Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare që duhettë mbrohen nga UNESCO.

Në krye të listës ky komitet ka shpallur njënga dukuritë më domethënëse të kulurës shpirtërore shqiptare, Isopolifoninëpopullore shqiptare.

Më pas lista vijon me Eposine Kreshnikëve; Dialektet gjuhësore atë geg dhe tosk; muzikënpopullore homofonike të Shqipërisë së Mesme; ahengun qytetar shkodran;mjeshtërinë e punimit të veglave muzikore popullore dhe vallen e vajzavedropullite.

Kjo listë, të cilën e shpalli ministri iKulturës, Ferdinand Xhaferraj, do të depozitohet edhe pranë strukturavepërkatëse të UNESCO-s, e cila pritet të ndjekë një plan veprimi me masakonkrete për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.

Gjatë kësaj konference ministri Xhaferraj bërime dije se në sesionin e rradhës së Asamblesë së Përgjithshme të shtetevepalë në Konventën e UNESCO-s, Shqipëria u zgjodh me shumicë votash anëtare eKomitetit Ndërqeveritar për trashëgiminë shpirtërore për katër vitet eardhshme.

Duke iu referuar kërkesave të këtij organizmitë rëndësishëm për trashëgiminë shpirtërore, ministri i Kulturës ftoi të gjithaorganizatat, shoqatat, njësitë e pushtetit vendor dhe qendror të aplikojnëpranë MTKRS-së brenda datës 30 nëntor të këtij viti për projekte që synojnëruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe vlerave më të përkryera të saj.

Ministri Xhaferraj ka njoftuar ndërkohë edhefestimet që do të organizohen nga MTKRS dhe Organizatat për Zhvillimin dheMbrojtjen e Gjirokastrës, në datat 1-3 tetor, kushtuar Ditëve të TrashëgimisëKulturore Evropiane.

Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropianezhvillohen në të gjitha vendet e Evropës kryesisht në fund të shtatorit, dheshërbejnë për të ndërgjegjësuar dhe mbrojtur trashëgimitë kombëtare si pjesë tëidentitetit të përbashkët Evropian.

Gjatë këtyre ditëve ministria e Kulturës do tëorganizojë panairin e Artizanatit, ekspozita, workshope, që do të zbulojnëpotencialet pasurore të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, të cilin e gjejmë nëveprat e Kadaresë, qytet i shpallur pasuri botërore e njerëzimit.

***

Komiteti i Trashëgimisë Shpirtërore karenditur në krye të listës së kryeveprave të Trashëgimisë ShpirtëroreKombëtare:

- Isopolifonia popullore shqiptare (eshpallur dhe nga Unesco) - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik.Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare Shpallur“Kryevepër te trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit”, UNESCO, 25Nëntor 2005.

IP është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë eJugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave tëndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipetkryesore janë iso-polifonia labe, iso-polifonia toske dhe iso-polifonia çame.Iso-polifonia është 2-3 dhe 4 zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike.

- Eposi i Kreshnikëve – Folklor vokal,instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisëshpirtërore kombëtare shqiptare. Cikël këngësh legjendare i shoqëruar melahutë me në qendër dy vëllezërit Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohetnë Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur,Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin eDukagjinit me qëndrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog eSuharekë. Sipas A. Uçit: eposi i kreshnikëve përfaqëson një kompleks poetik dheetnokulturor. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllavenë Ballkan, pra parasllav dhe paraturk. Sipas Sinanit: eposi ka vulën epërballimit të dyndjes sllave. Përgjithësisht skema e ndërtimit të vargjeve tëciklit është e mbështetur në vargjet 6, 8, 10, 14 dhe 16 rrokëshe mbështeturmbi shkallët muzikore modale diatonike me ton gjysëm ton. Eposi nuk ekziston pamuzikë. Për shumë studiues të eposit të kreshnikëve, vlera e tij krahasohet meeposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Eposi ështëkënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme,pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim:“Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesae Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo Harambashin”, “Orët eBjeshkës” etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë mepoemat homerike. Ndër ta përmendim Lambertz, Shmaus, Minna Skafte Jensen, etj.

- Dialektet gjuhësore: dialekti geg dhe aitosk - Folklor gojor. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtareshqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”,folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, icili lexohet ose tregohet.

- Muzika popullore homofonike e Shqipërisë sëMesme - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tëtrashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare.

- Ahengu qytetar shkodran - Folklorvokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërorekombëtare shqiptare.. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit tëmuzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në“perde”-shkallë muzikore specifike të cilat janë gjithësej dymbëdhjetë. Në ç’doperde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhevalle të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Thuhet se numurat muzikorëtë ahengut janë rreth 300 njësi. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimii shek XVIII.-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtariduhet të këndonte këngët e ahengut njera pas tjetrës. Ahengu bëhej natën edasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës deri në mëngjesin e ditës sënesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore si dheato të importuara. Veglat muzikore përbërëse të ahengut qytetar të Shqipërisëveriore në shekullin e kaluar ishin klarinetë, saze,violinë, kavall, dajre,çapare. I shprehuri melodik i ahengut është monodik, si dhe monodi me shoqërim.

- Mjeshtëria e punimit të veglave muzikorepopullore - Zeje tradicionale pjesë e trashëgimisë shpirtërore kombëtareshqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zejetë veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentinkur filluan të onen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek.XIX fillimi i shek. XX), është se veglat muzikore popullore punoheshin vetëprej ç’do familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugëartizanale në Shqipëri kanë qënë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde,fyelli, culë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk,bakllama, llahutë etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat,punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor.Profilizimi i ngushtë i mjeshtrave të prodhimit të veglave, u formua rrethfillimit të shek. XX. Edhe në Kosovë historikisht janë prodhuar çiftelitë, lahutat,fyejt, kavallet, defet, lodrat, zumaret etj. Në shek XIX, filluan që të hyjnënë vendin one veglat e temperuara si violina, klarineta, fisarmonika etj, tëcilat ndikuan në kufizimin e tregut të veglave të punuara në rrugë artizanale.Mbas çlirimit të Shqipërisë, në Tiranë u ngrit edhe një repart prodhimi i cilifabrikonte vegla muzikore popullore për nevojat e shtëpive të kulturës nëpërrrethe.

- Vallja e vajzave dropullite - Folklorinstrumental dhe koreografik. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore tëminoritetit etnik grek, pjesë e diversitetit kulturor në Shqipëri.

Kjo listë e përzgjedhur u shpreh Ministri iKulturës, Xhaferaj do të depozitohet edhe pranë strukturave përkatëse tëUNESCO-s, e cila do të ndiqet nga një plan veprimi me masa konkrete përruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.

m.s/i.t/n.e/NOA

KOMENTE